Ushqimi dhe kanceri
Gjithnjë e më të shpeshta janë komentet se sëmundjet malinje si asnjëherë deri më tani kanë karakter epidemik. Për këtë shkak te njerëzit përveç interesimit për diagnozën e tyre të hershme dhe me kohë, si dhe për mënyrat më moderne të mjekimit, me interesim të madh është edhe ajo se si të ushqehen nëse përballen me këtë diagnozë serioze.
Fondi botëror për hulumtime të karcinomës thekson se ushqimi është shumë i rëndësishëm për parandalimin.
Çdo ditë jemi dëshmitarë të teksteve dhe informatave të shumta për numrin e madh të ushqimeve, të cilat do ta pengonin kancerin, të cilat do të na mbronin prej tij. Sipas dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, dietologe në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” kanceri është sëmundje e çrregullimit kronik të metabolizmit, e prej këtu del se vetë konsumimi i ushqimit do të mund të vepronte në proceset biokimike në organizëm, me qëllim që t’i pengojë proceset kanceroze, ta ngrejë imunitetin dhe ta kthejë metabolizmin në nivel normal është vetëm ushqimi që përmban materie ushqyese të cilat i shkatërrojnë qelizat e kancerit.
Mjaft të zëshme janë pohimet prej hulumtimeve të shumta botërore se gjendja në “organizëm me stres” me rënien e imunitetit, si pasojë do të sjellë deri te organizmi i tillë, jo vetëm që ka lejuar që qelizat e shëndetshme të sëmuren, por bëhen edhe më të shumta (kanë tendencë të ndarjes 4,8,16,32..) dhe e refuzojnë procesin e vdekjes me apoptozë për dallim nga qelizat e shëndetshme.
Qasje individuale te secili pacient
Veçanërisht dëshiroj të theksoj se mjaft e rëndësishme është që mos të krijohet “panik” rreth ushqimit që është i lejuar ose jo, por të ushqyerit si pjesë e procesit të mjekimit e këta pacientë që të qaset në mënyrë mjaft profesionale, adekuate, racionale dhe pa mashtrime. Familja, por edhe pacienti ballafaqohen me numër të madh të dilemave, çfarë të marrin tani si më të shëndetshme dhe menjëherë, por këtu do tëtheksoj se edhe krahas ushqimit të shëndetshëm të pranuar universal dhe të përgjithshëm, gjatë një gjendjeje të këtillë të përgjithshme të ndryshuar kurrsesi nuk është fer të mos qasemi në mënyrë individuale ndaj secilit të cilit i nevojitet ndihmë. Ajo është treguar si e suksesshme te dikush nuk do të thotë se do të veprojë te secili pacient, dhe prandaj njohja e rreptë me gjendjen e gjithë organizimit te çdo pacient individualisht dhe për atë vetë është me rëndësi të madhe. Kjo do të thotë se duhet të vlerësohet për secilin individualisht: së pari – sa është dobësuar sistemi i imunitetit; e dyta – sa energji është në gjendje të veçojë për tretjen e ushqimit (ushqimi i gjallë kërkon më shumë energji për absorbimin se sa ushqimi i zier, por në të njëjtën kohëushqimi i gjallë është burim i mrekullueshëm i enzimave, gjegjësisht materie ushqyese të cilat veprojnë tejet shkatërruese për kancerin); e treta – në cilin stadium të kancerit gjendet pacienti.Kështu (tani në të kundërtën e rastit të dytë) nëse nuk bëni vlerësim të vërtetë nutrativ të pacientit me karcinom dhe te një pacient është mjaft i lodhur rekomandoni vetëm ushqim të gjallë, ai për tretjen e tij do të shpenzojë më shumë energji se sa do ta merrte, e prej këtu në lidhje me vlerësimin e vërtetë për pacientin e këtillë nënkuptohet se ushqimi i zier me supa prej perimeve dhe shtojca të enzimave dhe aminoacidet do të jetë zgjedhje e vërtetë…
Programi antikancerogjen
Me marrjen dhe konsumimin e ndonjë ushqimi për të cilin mendohet se është mjaft i pasur me materie ushqyese antikaceroze, duhet të dihet se ndoshta në rastin tuaj aspak nuk është i rekomanduar për shkak të konfliktit me ndonjë materie tjetër ushqyese, e kështu efekti i tij antikenceroz të jetë mjaft i dobësuar ose edhe më shumë i zvogëluar. Kështu për shembull shumë ushqime për të cilat është vërtetuar se me siguri përmbajnë materie ushqyese të cilat e vrasin kancerin, siç është brokuli, lakra… përmbajnë në të njëjtën kohë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, që është e domosdoshme në koagulimin e gjakut, prandaj shumë nga kjo vitaminë mund të sjellë deri te situata të jashtëzakonshme deri te krijimi i koagulimit. Te dietat antikancerogjene ky ushqim rekomandohet të përfaqësohet me rreth 30-35% në ditë.
Programi i këtillë antikancerogjen për ushqim sipas kësaj kërkon konsumim të saktë të definuar ditor të ushqimeve, e je me vendim të pavarur ose edhe ,ë shumë nën ndikimin e laikëve, konsumim të ushqimit, makro biotik, përzierja e dietave të ndryshme për të cilat nuk e dini mekanizmin e vërtetë të veprimit, me çka humbet kohë e çmuar në luftën me sëmundjen.
Çfarë të konsumoni?
Çdo program antikancerogjen i ushqimit në vete përfshinë shmangie të ushqimit që e ushqen kancerin, e para së gjithash këto janë: sheqeri i rafinuar, mielli i rafinuar, prodhimet e qumështit…ushqimi i cili nëse është shumë i përfaqësuar në ushqimin e përditshëm mund të jetë shkak për paraqitjen e tij: acidet trans yndyrore (margarina, patatet e skuqura), ëmbëltuesit artificial në pijet dietale, pastaj ushqimi i cili e dobëson imunitetin (shumë proteina me prejardhje shtazore), të mos e harrojmë klorin, alkoolin, duhanin…shprehi të cilat drejtpërdrejt e komprometojnë trajtimin e kancerit. Gjithsesi vetë programi e përfshinë gjithë ushqimin, për të cilin ekzistojnë dëshmi të shumta se e vrasin kancerin dhe janë antioksidantë të fuqishëm, e këta janë të gjitha llojet e pemëve citrone (grejpfruti, portokalli, mandarina) rrushi bashkë me farat dhe lëvorja e kokrrës, farat e kajsisë, kumbullës, mollës, dardhës (vitamina B17) pastaj pemët si kokrra (manaferrae egër, mjedra, dredhëza), karota e freskët (alfa karotina, beta karotina, vitamina E), panxhari (proantocianidin) brokuli (sulforafan), kurkuma, lakra (izotiociantë), rrënja e sherpës, domates… Këtu marrin pjesë edhe xhenxhefili, i cili është mjet efikas kundër gërditje dhe vjelljes, mund t’u ndihmojë pacientëve gjatë kimioterapisë, ndërsa fara e zezë dhe vaji, fara e lenit dhe vaji për të cilat ekzistojnë hulumtime shkencore se kanë aktivitet anti tumor dhe zvogëlimi i efekteve negative nga kimioterapia.
Pa glukozë qeliza kanceroze nuk mund të ekzistojë. Do të thotë se pemët dhe perimet kanë nivel të lartë të glukozës, ndërsanë të njëjtën kohë nuk kanë në vete materie ushqyese të cilat e vrasin kancerin, do ta dobësonin trajtimin. Prandaj për shembull karota që përmban mjaft glukozë, por ka edhe karotenoidë-vrasës të kancerit është ushqim i përdoru shpesh në program. I ngjashëm është edhe mekanizmi i veprimit të vitaminës B17, por dozimi i vërtetë është mjaft i rëndësishëm që mos të vijë deri te manifestimiefekteve të padëshiruara nga aplikimi i tij.
Mbani peshë normale trupore
Është e rëndësishme që ta mbani peshën trupore adekuate, të merreni me sport, në menynë tuaj ditore të konsumoni shumë perime dhe pemë dhe ushqim pa procesim, pemë me fara, shumë proteina bimore, drithëra… por ky ushqim kurrsesi nuk mund t’ju sjellë në situatë të alkalizimit të organizimit, pasi që PH i gjakut (7.35-7.45) është stabil dhe nuk ndryshon me kurrfarë konsumimi të ushqimit. Gjaku është bashkim që nuk e ndryshon PH e vet, bile as nën ndikimin e acideve dhe bazave më të fuqishme… Në gjendjen e përgjithshme të keqe po ashtu ndikojnë edhe ndotja e ajrit, lëngje të pakta, më pak lëvizje, stresi… Vetë mënyra e shëndetshme e ushqimit dhe stërvitja mund ta zvogëlojnë rrezikun për kancer, thonë nga Qendra botërore për hulumtim të kancerit.
Me të vërtetë nuk është lehtë pacientët me kancer t’i vendosni në regjim të veçantë rigoroz të ushqimit, kjo kërkon mbështetje para së gjithash nga vetë pacienti dhe nga më të afërmit, nga i gjithë ekipi që e mjekon pacientin, e të gjithë bashkë dëshirojmë që të kemi sukses në luftën me kancerin te secili pacient individualisht.