Sport

Vendosë Barcelona, Ter Stegen largohet në fund të edicionit!

Barcelona nuk do ti beson më portën gjermanit, Andrea Ter Stegen. Portieri gjerman sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona në fund të edicionit. Burime brenda skuadrës katalonase bëjnë të ditur se bordi i skuadrës së Barcelonës e ka në plan shitjen e Ter Stegen pasi që gjermani vazhdimisht po bën gabime kur po i jipet rasti në fushë.
Me Ter Stegen në portë, Barcelona ka thyer rekordet negative të para shumë viteve për numrin e madh të golave të pranuar.
Barcelona ka pranuar 18 gola në 11 ndeshje në fillim të këtij edicioni me gjermanin në portë, që i bije se skuadra ka pranuar 1.6 gola për secilën ndeshje.
Rikthimi i Claudio Bravos në portë pritet ta lë Ter Stegen në bankën rezervë në të dy garat, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Ter Stegen sipas analistëve në Spanjë ka bërë në këtë edicion gjashtë gabime të pafalshme në pranimin e golave, që është shumë për një portier për kalibrin e një skuadre siç është Barcelona.
Zëvëndësues i Ter Stegen te Barcelona thuhet se do të jetë portieri aktual i Villarelit, Sergio Asenjo. Për Ter Stegen ka dy oferta nga Anglia, Aston Villa dhe Leicester janë dy skuadrat e interesuara për të.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button