Aktorja nga Lugina në filmat europian
Intervistë me aktoren e re me prejardhje nga Lugina e Preshevës pikërisht nga Tërnoci komuna e Bujanocit, Etina Abdixhiku e cila jeton me famije në Zvicër.
Lugina Press: Etina a mund të na thuash shkurtimisht diçka për vetën tuaj ?
Etina Abdixhiku: Kam lindur në shtetin Zvicerran, por me gjak jam nga Tërnoci komuna e Bujanocit. Jetoj me prindërit në pjesën Franceze të shtetit Helvetik, ku dhe aty kryej vepritarinë time.
Lugina Press: Si e kaloni kohën e lirë?
Etina Abdixhiku: Kohën e lirë e kaloj duke lexuar dhe argëtuar me shoqëri, po ashtu shpesh e vizitoj edhe Atelen e babait tim, dhe mundohem sado pak ta kuptoj edhe pjeseën tjetër të artit të pikturës, sepse çdo gjë që lidhet me Art, e kam në zemër dhe mundohem ta mësoj.
Lugina Press: Pse e zgjodhe që të mirresh me aktrim, kush të ka ndihmuar më shumë që të bëhesh aktore?
Etina Abdixhiku: Qysh si fëmijë aktrimin e kam dashur shumë, por mundësitë kanë qenë të pakta të kyçem në këtë profesion. Pas një Audicioni që kishte kompania e filmit ” International Film Europe London-Swiss”, konkurova dhe isha me fat se u pranova që të luaj në një film në këtë kompani. Dhe jam e lumtur që isha Aktore e filmit “Romanca e Hidhur”, ku kam pasur një rol që më është përshtatur shumë, e për këtë e falemderoj shumë Regjisorin / Producentin e filmit Europian Valton Jakupi që me ka ndihmuar shumë që sot unë të jem Aktore e Kinematografisë.
Lugina Press: Çfar raporti keni me Regjisorin Valton Jakupi ?
Etina Abdixhiku: E kam njohur Valtonin që është një Regjisor i Filmit Europian i suksesëshëm shumë, dhe pata fatin të takohem drejtpërdrejt me ate por edhe të bashkëpunoj. Raportet mes meje dhe Regjisorit Valton janë aq të mira sa kemi krijuar një lidhje famljare si të jemi motër e vëlla, është njeri që ka vlera të mëdha, dhe shumë kam mësuar prej tij, dhe dëshira ime është që të jem aktore e të gjitha filmave të tij.
Lugina Press: A do të merni pjesë edhe në filma të tjerë ?
Etina Abdixhiku: Po me deshirë të madhe po, sepse më është bërë profesion aktrimi, por nuk varet nga unë kjo, e gjitha varet nga Regjisori se a më fton për në filmat e tjerë.Besoj se nuk e kam zhgënjyer në filmin e kaluar, dhe pres ftesë nga ai edhe në filmat tjerë, dhe shpresoj se do ta jap gjithë maksimumin tim në filmat tjerë.
Lugina Press: Çfar do me thënë të jeshë Aktore, sepse keni pas lavdërata se keni luajtur mirë në film ?
Etina Abdixhiku: E kam kuptuar një gjë se të jesh aktore do të thotë të mbashe me vehte një përgjegjësi të madhe shume, sepe në film dhe Art ka vlera kulturore dhe duhesh të mbasheë përgjegjësi të madhe se çka po i servon publikut, po ashtu edhe në jetën e përditëshme ka ndryshime, sepse tashmë je njeri publik dhe je më shumë në sy të popullit. Sa i përket që kam luajtur në film mirë, unë jam munduar ta jap maksimumin që e ka kërkuar nga unë regjisori Valton Jakupi, dhe sipas tij është i kënaqur shumë me përformancen time në filmin e tij.
Lugina Press: Cila është porosia e juaj për rininë e vendit tuaj Tërnocin?
Etina Abdixhiku: Rinia e Tërnocit me dhimbset shumë, sepse ka talent të Aktrimit shumë, dhe kisha për ti porositur që mos te hjekin dorë asnjëher nga ëndërra e tyre, sepe një ditë do ta realizojnë./Lugina Press/