Lajme

Banorët dhe bizneset lokale në St.Hekurudhor të bllokuar nga fluksi i madh i refugjatëve

Këto janë pamjet nga kampi i refugjatëve në Preshevë ku përveç policëve lokal nuk gjindet asnjë refugjatë nga lindja e mesme.

Krahasuar me ditët që lamë pas ku numri i refugjatëve që hynin në Preshevë kalonte numrin 7000 në ditë, ndërkaq sot gjithçka ishte e qetë. Por siç mëson Presheva.AL ditëve në vijim pritet një fluks i madh i refugjatëve nga lindja e mesme.

Problemi që banorët dhe bizneset lokale në stacionin hekurudhor është bllokimi i rrugës kryesore.
Ata ankohen se po kanë vështirësi në qarkullim ku policët që po mbajnë rradhën e refugjatëve i pyesin sa herë që hyn në shtëpin e tyre. Një banorë lokal u shpreh se çdo herë që dal dhe hy në shtëpin time policët më pyesin ku po shkon?, ku ishe, kjo nuk është normale.

Me bllokimin e rrugës kryesore më të dëmtuar janë edhe bizneset lokale që gjinden në rrugën kryesore në st.hekurudhor, të cilët nuk munden ta zhvillojnë biznesin e tyre, klientë nuk ka, si dhe problem është furnizimi me mallra.

Samet Fejzullahu nga Presheva për Rtv Aldin tha se më është vështirësuar mjaft puna gjersa të qëndrojë kjo rrugë e bllokuar unë nuk mundem të zhvilloj lirshëm biznesin tim.

Banorët dhe bizneset lokale kërkojnë nga instuticionet lokale dhe qeveritare që të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e këtij problemi që rruga të jetë e qarkullueshme dhe të jetojnë dhe veprojnë lirshëm në pronën e tyre. Presheva.AL

Refugjatet-st.hekurudhor

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button