Beogradi në bllokadë: Agjentët nga SHBA dhe Rusia, snajperë nëpër çatia dhe 7 mijë policë
Për siguri gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të OSCE-së në Beograd do të jënë të gatshëm mbi 7 mijë policë.
Samiti i Ministrave të OSCE-së do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Beograd, ndërsa vendet e takimit do të jenë “Kombank arena” dhe Pallati serb.
Për sigurinë e diplomatëve botërorë, në gjendje gatishmërie do të jenë 7 mijë policë, agjent nga SHBA dhe Rusia dhe poashtu snajperë nëpër çatia, transmeton lajmi.net
Samiti i Ministrave të OSBE-së mund të krahasohet vetëm me konferencat gjatë kohës së Josip Broz Titos dhe kjo është arsyeja për këtë mobilizim të policisë dhe për të gjitha këto masa të sigurisë të ndërmarra nga organet.
Krahas organeve të sigurisë serbe prezentë do të jenë edhe forcat speciale të shteteve tjera, ndërsa John Kerry dhe Sergej Lavrov do të vijnë bashkë me sigurimet dhe rojet e tyre, raporton telegraf.rs
Për sigurinë e Kerry do të kujdeset shërbimi sekret, e cila zakonisht kujdeset për presidentin e SHBA-vë gjatë takimeve të tilla. Ky shërbim, është i vetmi i cili ka të drejtë të refuzojë vendimin e presidentit të SHBA-ve.
Lavrovin do ta shoqërojë njësia operative FSB, e cila do të jetë përgjegjëse në shkallën e parë të sigurisë, ndërsa ai do të ketë edhe mbështetjen e njësive speciale, policisë dhe organeve të rendit serb.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 70 shtete dhe 40 ministra të punëve të jashtme. Pritet që të jenë rreth 7 mijë pjesëmarrës në Samit, duke përfshirë këtu anëtarë të delegacioneve, organeve të sigurisë dhe organizatorët.
Samiti në fushën e sigurisë mbështetet në samitin jo kinez në Beograd, i cili u mbajt jo shumë kohë më parë.