Lajme

Komuna e Preshevës vendos 12.000 – 18.000 dinarë taksë për autobusët që transportojnë refugjatët

Transportuesit e migrantëve në Preshevë me autobusë paguajnë 12.000 dinarë komunës për autobus të thjeshtë ndërsa 18.000 dinarë për dopio, të cilët janë të parkuar rrugës për fshatin Çukarkë.

Para se të dislokohen, autobusat kanë paguar pronarëve të tokave taksë ditore prej 200 euro.
Nga komuna thonë se kanë dashur të vendosin rregull, dhe se të hollat që vijnë nga këto taksa do të investohen në infrastrukturën e Preshevës.

Këshilli komunal i Preshevës ka vendosur unanimisht për këto taksa. Policia i ndryshuar lokacionin e autobusave, nuk janë më afër qendrës për pranimin e refugjatëve po në rrugë lokale.

“Vendimi është marrë jo që të fitoj komuna me ardhjen e refugjatëve, por me këto të holla të punohet për mirëmbajtjen e rrugëve të Preshevës. Tani është vendosur rregull dhe feedback i autotransportuesve dhe sa i përket organizimit dhe vendosjes së taksave është pozitive”i ka thënë RTSkryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Komuna me këto taksa që i merr nga taksitë do ti përdorë për rekonstruimin e infrastrukturës lokale.

Eshtë paraparë që në periudhë afat shkurtë të ndërtohen edhe parkingu në zonën industriale, nga Presheva çdo ditë nisen nga 60 deri 90 autobusë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button