Lajme

Konkurs për të rinjtë nga gjithë Serbia“ Shkolla evropiane për diskutime”, aplikoni

Qendra informuese e Unionit Evropian, në bashkëpunim me Komunikimin e Hapur shpallë konkurs për gjeneratën e dytë të kandidatëve të “Shkollës Evropiane të Diskutimeve ”.

Nga fundi i muajit nëntor deri në fillim të shkurtit, një herë në javë, kandidatët e shkollës në hapësirat e EU info Qendrës do të ndjekin punëtoritë mbi aftësitë e debatit, argumenteve dhe qasjen publike, si dhe punëtoritë mbi funksionimin e Unionit Evropian, institucionet evropiane, si dhe procesin e integrimeve të UE-së.

Ligjërues do të jenë anëtarët e Ekipit Europa, rrjetit të ekspertëve nacional të cilët janë të specializuar për temat në lidhje me Unionin Evropian dhe profesionalisht çdo ditë merren më këto tema,  si dhe trajnerët e aftësive debatuese.

Pas punëtorive të ndjekura, kandidatët e shkollës mund të marrin pjesë në debatet publike në organizatën e EU info Qendrës në tërë Serbinë.

Inkurajohen nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha qytetet e Serbisë që të paraqiten për pjesëmarrje në Shkollën Evropiane të Diskutimeve. Harxhimet e udhëtimit për nxënësit do të paguhen.

Konkursi është i hapur deri më 13 nëntor 2015, paraqitjet kryhen përmes formularit online të cilin mund ta gjeni në këtë adresë  https://goo.gl/pfoYLE.

Të gjitha të dhënat të cilat shënohen në formular do të përdoren vetëm dhe kryesisht për nevojat e konkursit dhe nuk do të shpërndahen personave të tretë.

Për kandidatët e mitur të këtij programit të cilët do të zgjidhen për pjesëmarrje në Shkollën Evropiane të Debateve, është i nevojshëm vërtetimi i shkruar me të cilin do të aprovohet pjesëmarrja në program.

Po nëse keni pyetje në lidhje me shkollën na shkruani në këtë adresë: info@euinfo.rs

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button