Kryetari i komunës së Preshevës dhe Bujanocit ngushëllojnë popullin francez
E nderuara Ambasadore, Christine MORO
Me hidhërim të thell mësova lajmin për ngjarjen tragjike të 13 nëntorit ku si pasojë e sulmeve të organizuara terroriste në Paris, humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm dhe u plagosen dhjetra të tjerë.
Mendimet tona, sic thuhet, prej mbrëmë janë drejt qindra viktimave dhe të lënduarve nga aktet e rënda terroriste, me familjet e tyre dhe me qytetarët e Republikës së Francës.Sulmet në Parisë janë sulm ndaj gjithë njerëzimit.Askush nuk ka të drejt ta marrë paqen, qetësinë dhe sigurin e qytetarëve kudo që jetojnë.
U japim mbështetje të fuqishme Juve, Presidentit të Francës si dhe gjithë qytetarëve për tejkalimin e kësaj situate të rënd në vendin tuaj.
Më lejoni që në emrër të Kreytarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ Ju shpreh ngushllimet më të thella dhe të sinqerta, Juve, Presidentit, qeverisë dhe familjarëve të viktimave të 13 nëntorit.Shpresoj që qytetarët e plagosur të shërohen sa më shpejt dhe ti kthehen të dashurve të tyre. Ju shpreh mbështetjen time të singjertë dhe morale si dhe solidaritetin lidhur me situatën që tronditi jo vetëm Francën por të gjithë botën
Preshevë, 14 nëntor2015 Me respekt,
Dr.Sc.Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës
Kryetari Arifi ngushëllon ambasadore e francës Christine MORO
Shkëlqesia juaj Zonja Christine MORO në sulmet terroriste ku humbën jetën shumë qytetarë të Republikës së Francës dhe u plagosën shumë të tjerë, në emër të komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për popullin francez dhe gjitha institucionet e Francës. Njëherit dënojmë çdo formë të dhunës dhe akteve terroriste që cenon dhe rrezikon jetën e qytetarëve tuaj. Ne sot lutemi për ju, jemi me ju dhe bashkëndajmë dhimbjen me ju. E nderuara Zonja Ambasadore Christine MORO, ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni shumë për Luginën dhe popullin tonë, andaj edhe ne sot në pamundësi të bëjmë më shumë për ju, lutemi që akte të tilla terroriste të mos përsëriten në vendin e juaj dhe ju të forcoheni edhe më shumë kundër çdo armiku të brendshëm apo të jashtëm.
Kryetari i komunës së Bujanocit
Dr. Nagip Arifi