Lajme

Kujdes: Kush nuk posedon gomat e dimrit paguan dënimin deri në 20.000 dinarë (Video)

Shoferët në Serbi nga dita e diel 1 nëntor 2015 në automjetet e tyre duhet të kenë gomat e dimrit. Megjithatë nëse policia ju ndalon dhe nuk i keni të vendosura, ku kushtet e motit janë të tilla që nuk ka nevojë për gomat e dimrit si psh. nuk ka borë, akull ndoshta mund ti shpëtoni dënimit, raporton Presheva.AL

Sipas rregullave të komunikacionit ju duhet ti keni gomat e dimrit nga sot, për të mos iu lutur policëve për lirimin nga denimi.
Siç mëson Presheva.AL denimi nëse ju kapin pa gomat e dimrit është nga 6000 dinarë deri në 20.000 mijë dinarë për personat privat, ndërsa për personat juridik dënimi i paraparë është deri në 200.000 mijë dinarë.

Gomat e dimrit u bënë të detyrueshme me rregullore dhe filluan të zbatohen që nga viti 2012.
Kjo rregullore parasheh se nga 1 nëntori deri më 1 prill, automjetet duhet të jenë të paisura me katër goma të dimrit ku thellësia nuk duhet të jetë më pak se katër milimetra. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button