Likova, komuna shqiptare e harruar që po braktiset
Likova është një ndër komunat e shumta me shumicë dërmuese etnike shqiptare në Maqedoni. Por diskriminimi që i bëhet banorëve të kësaj ane, mund të vërehet që në hyrje të këtij fshati që ka statusin e komunës, shkruan Zhurnal.
Ky është vendi ku më së shumti u përleshen forcat e pushtetit maqedonas dhe ato të ish UÇK-së në pranverën e vitit 2001.
Ky konflikt solli Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit dhe përmirësoi dukshëm të drejtat e shqiptarëve.
Varfëria dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë likovasit, papunësia dhe mospasja e një perspektive për të ardhmen, ka shtyrë shumë banorë të këtij lokaliteti, kryesisht të rinj e të rejas që të largohen drejt vendeve perëndimore.
Numri i të larguarve është rritur shumë sidomos pas heqjes së regjimit të vizave me vendet e zonës Schengen në vitin 2009.
Komuna e Likovës shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2 me mbi 30 mijë banorë, me 23 vendbanime prej të cilave 11 fshatra fushorë dhe 12 fshatra malorë, kurse popullata kryesishte është shqiptare.
Pavarësisht kushteve të mira për bujqësi dhe blektori, investimet në këtë komunë kanë munguar.
Komuna e Likovës gjatë gjithë periudhave historike ka patur rol të rëndësishëm në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar. Këtë e deshmoi edhe në 2001-shin, ku organizoi një kryengritje të armatosur për të drejtat e shqiptarëve.
Komuna e Likovës, që nga themelimi i saj është udhëhequr nga tre mandatues politikë nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim.