Lajme
Në Kroaci vdes një migrante Afgane

Policia kroate ka bërë të ditur se një grua 63 vjeçe nga Afganistani ka vdekur nga shkaqet natyrore në një kamp të refugjatëve.
Ky është rasti i parë i vdekjes së një migranti në Kroaci, prejse ka nisur fluksi i tyre atje, në mes të shtatorit. Zëdhënësi i policisë, Domagoj Xhigumoviq, ka thënë se gruaja ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi ka arritur në kampin Opatovac, në kufi me Serbinë.
Ai nuk e ka bërë publik emrin e saj, por ka thënë se do të varroset në varrezat myslimane. Afro 300,000 azilkërkues kanë hyrë në Kroaci, gjatë rrugës së tyre për në Evropën perëndimore.