Lajme
Nxënësit në Preshevë protestuan paqësisht “Duam abetaren shqip”
Protesta në të cilën ishin qindra nxënës pjesëmarrës marshuan paqësisht rrugëve të Preshevës me sloganin “Dua Abetaren time – Duam librin shqip”.
Nxënësit paqësisht protestuan duke u nisur nga gjimnazi “Skënderbeu” shkolla e mesme teknike “Presheva”, të cilët nuk kishin arritur të gjenin përkrahjen e drejtorit Nader Sadikut, drejtor i gjimnazit dhe ai i teknikes, Islam Isufi.
Megjithatë përkrahja nuk mungoi nga profesor dhe zyrtarë të tjerë. Protesta përfundoi para dyerve të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dhe nuk pa incidente.
Kjo protestë u organizua pasi që Qeveria serbe vazhdon të mbaj te bllokuar librat shqip donacion nga Kosova për Luginën e Preshevës.