Lajme

OVL UÇPMB: Festat e Nëntorit dhe ajo e Flamurit Kombëtarë duhet të kremtohen publikisht

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCPMB – së, në përputhje me programin e saj statutar, shënimin e festave kombëtare e konsideron të drejtë legjitime të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Përmes kësaj komunikate ne ia tërheqim vëmendjen e opinionit publik se Festat e Nëntorit dhe ajo e Flamurit Kombëtarë duhet të kremtohen publikisht, me dinjitet dhe krenari ngjashëm sikur në të gjitha trojet ku flitet jetohet dhe frymohet shqip.
– 28, Nëntori, Dita e Flamurit, njgarje e rëndësishme kur u shpall pavarësia e shtetit shqiptarë. Në këtë ditë u tubuan burrat nga të gjitha trojet shqiptare dhe ngritën flamurin në Vlorë në krye më plakun e mencur, Ismal bej Qemail Vlorën në qytetin e Vlorës heroike.

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare.
Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë, së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri, pa shqiptarët e Luginës së Preshevës, Maqedonisë e Malit të Zi.
Në këtë ditë të bardhë, pas shumë e shumë përpjekjesh të pandërprera, me pushkë e pendë, ndër shekuj, u ringjall qenja jonë kombëtare, populli ynë ringjalli historinë, ringjalli të ardhmen tonë, ringjalli synimin për ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një Shqipëri Etnike. Bashkë me Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin, do t’i kujtojmë gjithë heronjtë e e heroinat; dhe dëshmorët e dëshmoret tona, do t’i kujtojmë të gjithë ata dhe ato që kontribuan për mbrojtjen, për çlirimin dhe për ribashkimin kombëtar.
Tek ne shqiptarët e Kosovës Lindore kjo festë e bekuar për cdo vit po na gjenë në kushte gjithnjë e më të rënda. Ne ende nuk po mundemi të festojmë, duke protestuar për ta festuar këtë festë me dinjitet dhe krenari kombëtare.
Nuk mundë të thirremi në vlerat historike kombëtare të kësaj feste nëse nuk angazhohemi që ti jetësojmë ato përgjegjësi të dalura nga kjo festë për të jetuar shqiptarët të lirë dhe të bashkuar.
Nuk kanë të drejt ta përmendin këtë festë ata që janë dëshmuar se veprimtaria e tyre politike është pengesë për të realizuar porisitë e DITËS SË FLAMURIT.
Dita e Flamurit nuk pranon urimë nga ata që integrimin kombëtarë nuk e kanë program dhe bindje politike.
28 Nëntori, nuk i dëgjon thirrjet e atyre që nuk mbrojtën Lapidarin e Dëshmorëve për të përkujtuar ata që dhanë jetën, burrat e mëdhenj nga Skënderbeu deri te komandanti legjendarë Adem Jashari për idealet e DITËS SË FLAMURIT.

Flamuri kombëtarë Kuq e Zi, i mallkon ata që po lejojnë që bashkëkombasit e tyre të burgosen e diskriminohen vetëm pse po kërkojnë që zyrtarisht të përdoret dhe të jetohet me këtë flamur.
28 Nëntori, dita e sodit, nuk i lejon të deklarohen ata që libirn shqip po lejojnë të myket nëpër depot e Serbisë, duke mos ia mundësuar fëmijëve tanë që ta shijojnë gjuhën e flamurit kombëtarë të garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.
Dita e Flamurit i mallkon ata që për bizneset e tyre të fëllyqura po keqëpërdorin interesin e shoqërisë, kombit dhe pronës fetare. Idealet e flamurit kurrë nuk pranojnë të bëjnë shkëmbime me grupe e klane të krimit ekonomik që po shesin Atdhe e Fe.

Kjo Ditë e Shenjt ia ka marë të drejtën e urimit dh egëzimit atyre që vlerat e Luftës së UCPMB – së i dëmtuan, i harruan, dhe i bënë që këkrkesat e drejta të kësaj lufte të drejtë mos të jenë pjesë e bisedimeve për zgjidhjen politike të statusit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore….
Për të gjitha këto jemi të dertyruar të ftojmë popullin për të festuar dhe protestuar kundër të gjitha padrejtësive historike që po i bëhen shqiptarëve autokton në këto troje, duk mos ia mundësuar që të realizojnë të drejtën historike dhe kombëtare për ribashkim me trojet shqiptare. Më së tepërmi do të protestojmë ndaj përfaqësuesve tanë politik që besimin e kësaj popullate po e keqpërdorin duke mos u angazhuar në frymën e përgjegjësive historike që përcjell DITA E FLAMURIT – 28 NËNTORI.
Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar!

28. 11. 2015

Preshevë
Kryetarë i OVL – UCMB – së
Nazmi Hajredini

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button