Ka përfunduar festivali “Ditët e komedisë shqiptare”, edicioni i 12 me radhë i cili për 22 vite tashmë organizohet në Preshevë.
Në këtë vit në këtë festival morën pjesë 6 komedi nga të gjitha trojet shqiptare, ku festivali u hap me Tetrin e qytetit të Gjilnait me shfaqen “Mbledhje në parlament” me regji të Ekrem Sopit, pastaj në natën e dytë ka vazhduar me Tetrin “Istref Begolli” nga Peja me shqaqen “Zbritje nga mali Morgan” me regji të Mitro Kutalit. Nata e tretë ka vazhduar me Tetrin “Dodona” nga Prishtina me shfaqen “Lojë martese”, natën e katërt ka marrë pesë Tetrai i dramës shqipe nga Kumanova me shfaqjen “Bouncers” me regji të Qazmedin Nuredinit,
Natën e pestë ka vazhduar festivali me SHK Abdulla Krashnica nga Presheva me shfaqen “Jashtë bie borë” me regji të Musa Isufit, ndërsa natën finale e pëmbylli Teatri kombëtar i Kosovës me shfaqen “Dashnori i nënës sime” me regji të Iliriana Arifit.
Në edicionin e 12 u ndanë këto çmime:
Aktorja më i mirë për rolin kryesor jo protagoniste është Sheqeria Buçaj
Aktori më i mirë për rolin kryesor jo protagonistë: Alban Shahiqi
Çmimi si aktorja më e mirë: Vlora Nikçi
Çmimin si aktori më i mirë: Adem Mikullovci
Çmimi special nga shtëpia e Kulturës i ndahet Teatrit shqiptar nga Kumanova
Regjia më e mirë i jepet: Mitro Kutali
Shfaqja më e mirë për edicionin e 12 e morë shfaqja nikoqire “Jashtë bie borë”me aktorët Gani Vesli, Ismail Kasumi, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi nën regjinë e Musa Isufit.