Lajme

Qëndresa Ebibi nga Bujanoci nxënësja që me talentin e sajë mahniti të gjithë

Nën ombrellën e projektit “E ardhmja mundet të ndryshohet” të cilin e realizon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Serbisë ku në mesin e 21 shkollave pjesmarrëse ishte edhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku u përfaqësua nga një grup i shkëlqyer nxënësish të udhëhequr nga profesori i lëndës së ndërmarrësisë Bujar Mustafa, arritën që pas prezantimit të tyre të kthehen nga qyteti i Leskocit me shpërblimin e vendit të parë nga të gjitha shkollat garuese.

Këtë sukses e dëshmoi me talënt nxënësja Qëndresa Ebibi për të cilën kjo fitore ishte një befasi por njëkohësisht edhe një motiv për të vazhduar edhe mëtej drejt suksesit. “Nuk do të ndalemi me këtë, ne do të synojmë edhe suksese më të mëdha sepse kemi kapacitet dhe përkrahje sikurse nga mësimdhënësit poashtu edhe nga drejtoria e shkollës, dhe kjo na bënë edhe më të avancuar në garimet e mëtutjeshme” tha Qëndresa.

Ndërkaq për rolin e këtij angazhimi në detaje sqaroi udhëheqësi i grupit të nxënësve Bujar Mustafa i cili tha se, kjo është një mundësi e mirë pasi që arritëm për të vazhduar në garën më të madhe finale e cila do të mbahet në kryeqytetin e Serbisë dhe besoj që do të dëshmojmë edhe mëtej që në brendësin e shkollës tonë ka një rini të shëndosh dhe aktive.

Nga ana tjetër me ktë arritje krenohet edhe udhëheqësi i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu i cili theskoi se me ktë suskes po dëshmohet që në ktë shkollë ka nxënës të shkëlqyer por edhe staf profesional, andaj ai shtoi se nxënësit do të kenë përkrahje nga ana e drejtoris në cdo sfid dhe pikpamje që ata kanë nevoj të realizojnë, dhe padyshim që edhe në të ardhmen ne do ti ofrojmë kushte që ti shohim ata aktiv dhe të sukseshëm./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button