Lajme

QSA filloi shpërndarjen e drunjve për ngrohje për familjet në nevojë në Luginë

Organizata Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë këtyre ditëve ka filluar implementimin e projektit “Përkrahja dimërore”
Projekti ka për qëllim furnizimin me lëndë djegëse me nga 5 m3 drunj, familjeve në nevojë në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc. Përmes projektit do të përfshihen 200 familje përfituese.

Në projekt përfshihen familjet në varfëri të skajshme, fëmijët jetimë, familjet me persona me aftësi të kufizuara si dhe familjet të cilat për shkaqe të befasishme nuk kanë arritur deri më tani të sigurojnë drunjtë për dimër.

Ky është viti i tretë që organizata në fjalë QSA po e realizon këtë projekt dhe është organizata e parë ndër të gjitha organizatat joqeveritare në mbarë trevat shqipfolëse në Ballkan, që është duke e realizuar këtë projekt. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button