Lajme

Rezoluta për të drejtat elementare në Luginë nuk implementohet

Në qershor të vitit 2013, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 74 vota për dhe 4 kundër ka miratuar Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë ka paraparë vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në veri të Kosovës me shqiptarët në Luginë. Ndër kërkesat kryesore të Rezolutës ishte edhe lirimi i të burgosurve politikë, që mbahen nëpër burgjet e Serbisë, deri te ajo që Këshilli i Evropës të hetojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Po ashtu kërkesë nga Rezoluta është që Kosova të kujdeset për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës, t’u mundësohet shkollimi dhe mirëqenia për ta, si dhe të hapen zyra në Prishtinë e në Gjilan, që do të punojnë për këtë qëllim. Është kërkuar që Qeveria të heqë ngarkesën e pagesës për qytetarët nga Lugina, të cilët duhet të paguajnë nga 20 euro në javë për kalimin e kufirit nga Serbia për në Kosovë. Por, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë konfirmon se asnjë nga këto nuk është realizuar deri më tash.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button