Lajme

Shqipëria dhe Kosova nuk po investojnë në Luginë

“Republika e Shqipërisë e ka në Kushtetutë se kudo që janë shqiptarët që të gjithë mbështeten nga Republika e Shqipërisë”, tha Musliu dhe kërkon angazhim më të madh për Luginën sidomos nga Republika e Shqipërisë, e cila është edhe në NATO. Por, edhe Kosova, sipas tij, nëpër forume ku po merr pjesë, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve në Luginë.

Musliu kërkon që të ketë reciprocitet me serbët e Kosovës. “Në bisedime kurdo që bisedohet për serbët në Kosovë duhet të bisedohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që të jenë të barabartë me serbët atje. Mendoj se është koha dhe momenti që ta ndërrojë rrugën Kosova në zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve”, tha ai.
Musliu, i cili 15 vjet më parë drejtoi politikisht UÇPMB-në, thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë gabime trashanike për shkak të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel pa një reciprocitet dhe pa folur për të drejtën e shqiptarëve të Luginës.
“Ata duhet të merren edhe me financat sepse kur Serbia jep 40 milionë euro për serbët në Kosovë, që janë më pak se banorët e Luginës, pse Shqipëria dhe Kosova nuk ndajnë një buxhet për investime për shqiptarët e Luginës, pasi këtë të drejtë nuk mund t’ia ndalë askush”, tha ai.

Ai thotë se banorët e Luginës nuk mjaftohen vetëm me deklarimet se “unë e dua me shpirt e zemër Luginën”. Ai thotë se tash është koha të mbështeten dhe të tregojnë veten të dyja shtetet, si Shqipëria dhe Kosova, në raport me Luginën. Musliu thotë se për të mos thënë fare nuk kanë kontribuuar për Luginën apo lëvizjen e lirë…, të dyja shtetet kanë kontribuuar për regjistrimin e studentëve, por jo, sipas tij, në investime në ndonjë objekt, ndonjë shtëpi kulture, një rrugë që kanë ndërtuar apo një shkollë që kanë ndërtuar nuk ka.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button