Lajme
Shtetasi Rus godet me kamion kabinën kufitare në Preshevë, një oficer i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:45 ku shtetasi rus Vladimir Ledenov (1965), po ngiste kamionin ku ka goditur kabinën e kontrollit në kufirin në Preshevë, ku si pasojë e kësaj goditje është plagosur një oficer i policisë që ishte në detyrë S.M.
Siç mëson Presheva.AL kabina nga goditja e madhe ka dalur nga shina dhe polici S.M. ka pësuar një dëmtim në këmbë, ku dhe menjëherë u transferua për në spitalin e Vranjës.
Nga ky aksident mësohet se korsia për kalimin e kamionëve është mbyllur. Presheva.AL