Lajme
Të mërkurën (nesër) protestë në Bujanoc, “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”
Ju informojmë se protestat për librin shqip në Luginën e Preshevës, të cilat filluan në Preshevë, do të vazhdojnë edhe në Bujanoc.
Nesër, e mërkurë, më 25 nëntor 2015, në Bujanoc, do të mbahet Marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës me motot: “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip” Marshi protestues do të niset nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në orën 13:20, njofton këshilli studentor i Luginës së Preshevës.