Themelohet nëndega e parë e Alternativës për Ndryshim
Në fshatin Tërrnavë u themelua nëndega e parë e Alternativës për Ndryshim.
Në tubimin themelues që u mbajtë më datë 01.11.2015 në mesin e shumë të pranishmëve kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi tha se ky fillim është shembull i mirë për të gjitha fshatrat dhe njësitë e qytetit të Preshevës për ti harruar ndarësitë partiake duke filluar një të ardhme të re të gjithë të bashkuar.
Këshilli inicues për themelimin e nëndegës në Tërrnavë propozoi kryesinë, sekretarin, nënkryetarin dhe kryetarin e nëndegës së Tërrnavës.
Për sekretar u propozua dhe u zgjodh Isuf Zylfiu, për nënkryetarë u zgjodh Afrim Abdullahu, si dhe për kryetar të nëndegës së Tërrnavës u zgjodh Qenan Jashari.
Anëtarë të kryesise së nëndegës në Tërrnavë u zgjodhën: Afrim Sylejmani, Halil Misini, Arif Arifi, Flamur Bajrami, Ekrem Arifi, Dashnim Agushi, Muhamer Jashari, Fidan Arifi, Faton Sylejmani si dhe Bajram Sylejmani.
Gjatë dy muajve të ardhëshëm Alternativa planifikon t`i themelojë të gjitha nëndegët e saja në tërritorin e Komunës së Preshevës.