Vuçiq: Hajde Jonuz, fol, po të pres, pse po bërtet…! (Video)
Kryeministri Aleksandar Vuçiq sot ka pasur një dialog me Kryetarin e këshillit kombëtar Shqiptar Jonuz Musliun, Musliu i cili ka ndërhyrë në fjalimin e Vuçiqit para studentëve në Bujanoc, mirpo siç duket ai dështoi ku publiku duartrokiti replikën e kryeministrit Serb.
Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në objektin e ri për shkollën e lartë për nevojat e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc tha se autoritetet përkatëse vendosin për tekstet shkollore në gjuhën shqipe të ardhura nga Kosova.
Ndërsa Jonuz Musliu u ngrit nga publiku dhe duke i adresuar disa pytje kryeministrit se kur tekstet në gjuhën shqipe do të lirohen nga “burgu” dogana.
Musliu gjithashtu në dorë mbante edhe panfleta të shkruar në gjuhën shqipe “Duam librat” “Jo në terminal po në shkollë” dhe ia lexoi Vuçiqit me zë të lartë.
Kryeministri ia ktheu se mos bërtit se nuk frigohem i dashuri Jonuz, vetëm që po bërtet nuk do të thotë që ti ke të drejtë. Tonaliteti i zërit tuaj nuk përputhet me argumentet që ti përdorë.
Vuçiq i tha se vazhdo të flasësh dhe mbasi ta përfundosh unë do të pres.
Ai gjithashtu me një tonë nënçmues tha se librat nuk janë arrestuar dhe nuk janë derra që të maten me kilogram ose me kamiona, por në kualitetin e librit. Presheva.AL
Më poshtë mund ta ndiqni videon:
Ska faj Vuciqi, i ka fajet ky lopa jone e bashk me to edhe ata qe e kan vote kete far hajni e analfabeti qe na paska be gazi i botes, kur nuk di rri bre burre bile mos fol hic/