Lajme

Zyrtarët komunal të Preshevës nga tregëtia me migrantë janë bërë pronarë të disa autobusëve

Kujtim Sadriu iniciatorë për themelimin e Organizatës Joqeveritare “Qendra për hulumtim dhe monitorim”, në një shkrim dërguar në adres të BujanociNet, ka deklaruar se zyrtarët komunal të Preshevës kanë përfituar para të majme në kurriz të migrantëve nga lindja e mesme.

Sadriu thuhet të ketë siguruar informacione se, zyrtarët komunal Preshevarë nga përfitimet me tregëti të migrantëve kanë arritur të bëhen pronarë të disa autobusëve të cilët po bartin pa ndërprterë migrantë nga Presheva në drejtim të Europës.

Lëxoni shkrimin origjinal të Kujtim Sadriut dërguar në adresë të BujanociNet:
Komuna e Preshevës, ka muaj, që përballet me problemin e depërtimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme. Me mijëra e mijëra sirianë kanë qarkulluar rrugëve të Preshevës, duke ia mësyrë dyerve të Evropës. Qytetarët preshevarë janë treguar solidarë me sirianët, duke u ofruar ndihma në veshmbathje, ushqim dhe strehim.
Ndonëse flitet se nga Trupi Koordinues, janë ndarë mjete të mëdha për pritjen dhe përcjelljen e emigrantëve. Në këtë drejtim Serbia ka përfituar fonde të mëdha parash në emër të tragjedisë së eksodit sirianë. Ndonëse në Preshevë, kanë ardhur shumë të rinj vullnetarë nga Gjermania, Hungaria, Kroacia e shumë vende të tjera të BE-së, për t’u dalë në ndihmë refugjatëve sirianë, disa zyrtarë të lartë të Komunës së Preshevës, kanë filluar të bëjnë biznes me refugjatët nga Siria, duke i transportuar ata me autobusë drejt kufirit të Kroacisë.
Sipas disa informacioneve, zyrtarët e komunës kanë angazhuar 7 (shtatë) autobusë. nga fitimi që kanë bërë për një kohë të shkurtër zyrtarët kanë blerë tre autobusë, ndërsa katër të tjerë i kanë marrë me përqindje nga një firmë serbe nga Knjazhevci! Po ashtu disa zyrtarë “opshtinarë” në opinion njihen si patriotë dhe “humanistë” goxha të mëdhenj. Kjo është pasqyra e udhëheqësve të komunës sonē, shkruan Sadriu !!!!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button