Ardhja e mërgimtarëve, “infuzion” për ekonominë e Preshevës
Sikurse çdo vit Presheva me fshatrat përreth i mirëpriti bashkatdhetarët e saj të cilët punojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore. Për festat e fundvitit shumë bashkatdhetarë kanë arritur në vendlindje dhe në gjirin familjar.
Presheva.AL mëson se këtë vit dominojnë bashkatdhetarët nga Zvicrra por nuk janë të paktë edhe ata nga Gjermania.
Gjatë këtij vikendi në qytet ishte një atmosferë e këndshme edhe pse me tollovi në komunikacion bashkatdhetarët prapëseprapë po kënaqen duke u çmallur me familjarët e tyre.
Një bashkatdhetarë i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës tha për Presheva.AL se vendlindja i mungon shumë gjatë gjithë vitit ai qau dhe hallin se në vendin tonë shihet papunësi e madhe dhe kjo është e keqja që ka kapluar Preshevë, ai fajsojë edhe politikanët e pushtetit lokal për mos angazhim në zhvillimin e ekonomisë në Preshevë.
Të gjithë bashkatdhetarët nga Lugina brengë kryesore e kanë krizën e madhe ekonomike që popullata ballafaqohet çdo ditë, ata me ardhjen e tyre po mundohen sadopak ta zbusin dhe të investojnë në vendlindje.
Problemi tjetër që shohin bashkatdhetarët në vendin tonë është lypsarë në rrugët e qytetit si dhe papastërtia që po thuajse ka kapluar çdo cep të preshevës po ashtu dhe mungesa e parkingjeve.
Presheva.AL mori në prononcim edhe disa biznese lokale në Preshevë edhe ata u shprehën se me ardhjen e bashkatdhetarëve vërehet rritja e qarkullimit ditor.
Shumica e bashkatdhetarëve e kanë brengë situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë rekorde të popullatës shqiptare, të tillët presin ditë më të mira, që një ditë do të ketë edhe investime për ta ringjallur jetën ekonomike në komunën e Preshevës dhe më gjerë. Presheva.AL