1.923 polic do të ngelin pa punë në Sërbi
Krahasuar me 31 dhjetorin e vitit 2014, numri i të punësuarve në sektorin e shëndetësisë deri më 2 shkurt të vitit të ardhshëm duhet të reduktohet në 2,694 ka mësuar e përditshmja beogradase Blic.
Sipas të njejtit burim nga qeveria serbe, nga shkurti i vitit të ardhëshëm në ministrinë e punëve të brendshme pa punë do të mbesin saktësisht 1.923 persona. Me këtë vendim janë paraparë që në ministrinë e punëve të brendshme mund të jenë 42.850 të punësuar të përhershëm.
Sa i përket sektorit të shëndetësisë 2.694persona që janë parparë të larghohen nga puna iu referohet atyre që kanë në vitin e kaluar kanë dalë në pension ose kanë marrë një parapagim nga puna, si dhe për punonjësit të cilt që nga fillimi i shkurtit do të shkarkohen nga puna ose dalin në pension.
Numri më i madh i atyre që do të shkojnë jashtë kujdesit shëndetësor janë kryesiht punëtorët adminstrativ.
Arsyeja është se tani nëpër spitale ka më pak nevojë për profil të punëtorëve administrative. Siç meson Blic, në mesin e punëtorëve të cilët do të humbasin vendet e tyre të punës deri më 2 shkurt janë punëtorë të punësuar në qendrat shëndetësore në nivelin fillor të institucioneve shëndetësore dhe të stacioneve shëndetsore.
Në ministrin e Shëndetësisë është duke u punuar në një plan të detajuar që do të përcaktohet saktësisht sa të punësuar do të mund të ketë një institucion shëndetësor në krahasim me vitin vitit 2014 dhe mënyrat të cilat duhet të punojnë për të ulur numrin e punëtorëve që është paraparë nga drejtuesit e institucionit.
Në dhjetor të vitit 2014, numri i përgjithshëm i të punësuarve të përhershëm në sektorin e shëndetësisë ishte 117.871, nga të cilat institucionet e kujdesit shëndetësor 115,200.
Të punësuar në territorin e Kosovës janë 1,115 prej tyre, dhe këta do të vazhdojn të paguhen me paga ndërsa një numëri tyre do të transferohen në entin për punësim. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014 dhe 2015, ka punësuar 1,951 punëtorë mjekësore, nga të cilat 900 mjekë.