Lajme

A ka Tasjan për Tasjanin?

As ma pak e shumë më shumë vetëm se edhe një arsye apo më mir të themi edhe një diskriminim i pushtetit qendror ndaj popullatës së Luginës edhe një dëshmi për mbështetje të pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror.

Ky është problemi që çdo banorë përballet tashmë vite me rradhë, problem që sipas pushtetarëve nuk ka zgjidhje ose nuk gjejnë zgjidhje.

Se sa janë të interesuar pushtetarët tanë për zgjidhjen e problemevë në Luginë këtë e kanë dëshmuar ku hiç më pak se 25 vite udhëheqin pushtetin shqiptarët por problemet vetëm sa shkojnë e rriten, nuk duhet tia humbim këto probleme i zgjedhin vetëm në fushatën zgjedhore.

Mos interesimi i pushtetit lokal në Preshevë për zgjidhjen e problemeve që përballen banorët të jep dyshimin se pushtetarët tanë 90% punojnë në interes të pushtetarëve të pushtetit qendror e vetëm 1% për popull dhe 9% për interesa të veta sa për të bërë këmbim të asaj se janë besnik ndaj pushtetit qendror.

Kush po ia jep votën këtyre shqipëfolësve Ne apo ATA. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button