Lajme

Aksion i madh kundër korrupsionit, arrestohen 79 persona në Serbi /video/

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast policia ka arrestuar 79 persona në mesin e të cilëve janë edhe disa ish ministra.
Kurir ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç.

Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.

Ndërkaq, Slobodan Milosavljeviç është një ish politikan serb dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkoviq.

“Dëmi që është bërë buxhetit të Serbisë, Vojvodinës, Sigurimeve “Dunav” dhe ndërrmarjeve tjera vlersohet të hetë më shumë se 100 milionë euro” ka thënë ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq.

Ai ka shtuar se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim nga viti 2004 si shplarje parash, keqpërdorim të vendit të punës, dhënje dhe marrje të mitos, falsifikim të dokumentave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button