Lajme

Alternativa kërkon diskutim publik të buxhetit komunal për vitin 2016

Shumë probleme me të cilat sot ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës, përveç tjerash, vijnë si pasojë e planifikimit dhe harxhimit jo adekuat të buxhetit komunal. . Për një komunë si Presheva, me një buxhet që arrinë afërsisht 8 milion Euro, buxhet ky i cili direkt akumulohet nga kontributi i vet qytetarëve të komunës sonë si dhe nga financimi që vjen nga qeveria qendrore, financimi i përmendur do të duhej të mjaftonte për një menaxhim të suksesshëm të resurseve ekëzistuese por edhe njëkohësisht do të duhej të krijonte kushte për avansim të sektorëve të caktuar të jetës të cilat tek ne kanë ngecur totalisht, sidomos zhvillimin ekonomik.

Qasja e deritanishme e planifikimit të buxhetit, totalisht e centralizuar dhe e udhëhequr nga interesa shumë të ngushta personale, klanore dhe partiake ka rezultuar si jashtëzakonisht e dëmshme për qytetarin. Ajo që e bën edhe më të dëmshme tërë këtë proces të planifikimit të gabueshëm të buxhetit, është se qytetarët edhe pse direkt përmes pagesave të ndryshme kontribojnë në këtë buxhet, nuk pyeten kurr për mendim lidhur me këtë çështje.

Të zgjedhurit tanë, këshilltarët në kuvendin komunal, kanë të drejtë vote për aprovimin apo mosaprovimin e këtij plani të buxhetit, të cilën e përdorin sipas urdhërit të kryetarit të komunës. Nuk janë të zgjedhur këshilltarët për ti ngopur apetitet e kryetarit të komunës por janë të zgjedhur nga populli për ti paraqitur brengat e tyre.
Luten të gjithë këshilltarët, përfshirë edhe ata të pozitës, që në seancën e rradhës së kuvendit komunal kur do të bëhet votimi i planit të buxhetit, mos ta aprovojnë atë. Opozita, e cila në Preshevë gati se nuk po ekëziston të bëjë diskutime më të shëndosha dhe më reale për këtë pikë vitale.

Tani për tani, në pamundësi për të ngritur zërin në kuvendin komunal, gjë e cila nga viti i ardhshëm, pas zgjedhje lokale do të ndryshojë, Alternativa kërkon diskutim publik për buxhetin e vitit 2016, kjo gjë për të treguar se Presheva nuk ka nevojë për asfaltime të cilat kryetari i bën me qëllim marrje votash në lagje të caktuar por ka nevojë për një qasje më pozitive të planifikimit të buxhetit ku të merren parasysh ndërhyrjet e ndryshme të komunës në përkrahje të bizneseve që krijojnë vende pune, bujqësisë si sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik si dhe për projekte që janë për të mirën më të përgjithshme të qytetarëve tanë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button