Lajme

Ambasadori japonez Takahara viziton kampin në Preshevë dhe Miratoc

Ministri serb i Politikës Sociale, Aleksandar Vulin dhe ambasadori japonez Juichi Takahara të premten vizituan kampet që po presin refugjatët në Miratocë dhe Preshevë, për të cilët qeveria japoneze ka dhuruar mjete higjienike, paketa, ushqime dhe ilaçe.

Qeveria japoneze gjithashtu gjatë vizitës ka finansuar sigurimin e objekteve sanitare në Preshevë, si dhe ambasadori ia dorëzoi çelësat e dy mini-autobusëve për ti transportuar emigrantët nga Miratoci deri në Preshevë si dhe ka dhuruar një automjet tjetër për ekipet e policisë.

Kjo vizitë u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

Qeveria japoneze deri më tani ka ndarë 2,7 milionë dollarë  për emigrantët në Serbi dhe Maqedoni. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button