Lajme
BDL mbajti kuvendin e 3-të zgjedhor
Në sallën e kuvendit komunal në Preshevë u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL).
Në kuvendin e tretë zgjedhor të BDL-së morrën pjesë krytari Skender Destani, forumi rinor si dhe anëtarë dhe simpatizues të kësaj partie.
Hapjen e këtij kuvendi e bëri Gani Veseli duke lexuar një historik të shkurtër për punën 12 vjeçare të egzistimit të BDL-së.
Me votim të hapur u zgjodh kryetar i kuvendit të BDL-së Mustaf Ahmeti.
Më pastaj u emruan 3 antarë të komisionit për nominimin e votave për zgjedhjen e 52 antarëve të rinjë të këshillit drejtues të BDL-së ku të gjithë delegatët e pranishëm me votime të fshehta votuan për 52 antarët e rinjë të këshillit drejtues të BDL-së për mandatin 4 vjeçar. Presheva.AL