Bujanoc: Lehtësira të shumta për legalizimin e objekteve të ndërtimit
Ligji i ri për legalizimin e objekteve i cili është në fuqi nga 26 nëntori parasheh shumë lehtësira për ligjësimin eobjekteve.
Në tërë territorin e komunës së Bujanocit përfshir edhe 59 fshatra të komunës qytetarët duhet të legazlizojnë pronat e tyre të ndërtimit, pasi që sipas ligjit të ri kanë bërë apo jo kërkesë për legalizim personat fizik me dashje apo jo, është vet komisioni ai i cili qysh në muajin janar të vitit të ardhshëm dot hap lënd për secilin objekt dhe me automatizëm hyn në process legalizmi spjegon Basri Mehmeti kryeshef i urbanizmit pranë komunës së Bujanocit.
Me këtë ligj janë paraparë disa lehtësira personat fizik me ligjin i cili ka qenë më herët është dasht të bëjnë edhe projektin, tash projekti nuk kërkohet por vetëm këto dokuemtne: raporti i gjendjes egzistuese të objektit, elaborate gjeodezik, pronësia dhe taksa tha Mehmeti.
Po ashtu ka lehtësira edhe pagesa të cilat çmimet variojnë nga metri katror i objekti ku është paraprë për objektin në 100 metra katror është paraparë taksa prej 5 mijë dinarëve, nga 100 deri në 200 metra kator taksa është paraparë 15 mijë dinarë, nga 200 deri në 300 metra katror taksa duhet paguar 20 mijë dinarë dhe mbi 300 metra katror taksa duhet paguar 20 mijë dinarë shtoi më tej Mehmeti.
Deri më tani sipas Basri Mehmetit është rritur numri i qytetarëve që paraqiten në urbanizëm për legalizim të objëekteve mirëpo nga janari i vitit të ardhëshëm vet sektori i urbanizmit do të hap lëndë për secilin objekt të dnërtua pa leje qoft në qytete apo fshat, qoft shëtpi apo objekt afarist, qoft garazhë apo objekt ndihmës do të legalizohet pasi që komisioni në teren do të bëjë vlerësimin e objektit të palegalizuar dhe në këtë formë futet në process legalizimi përfundoi Basri Mehmeti kryeshef i Urbanizmit pranë komunës së Bujanocit.