LajmeReligjioni

Bujanoc: Manifestim me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s

Me rastin e ditëlindjes së pejgamberit Muhamedi alehi selam, drpartamenti i të rinjëve dhe i gruas pranë këshillit të Bashkësis islame në Bujanoc, ditën e premte me 25 dhjetorë në sallën e madhe të shtëpis së kulturës do organizoj manifetim i cili tashmë është tradicional.

Manifestimi do të nisë në ora 14 e 30 minuta me ilahi, monologje, dhe këndim mevludi, tha kryetari i departamentit Nevzad Lutfiu. Lutfiu tha se, duke falemderuar All-llahun e madhërishëm dhe qytetarët e komunës së Bujanocit, viti 2015 ka qenë një vit i sukseshmë ku ka pasur një numër të madh të organizimeve dhe si prioritet ka qenë aktivitetet humane dhe Kulturore. Ai tha se, që nga themelimi i departamenti është munduar së bashku me anëtarët tjerë të departamentit, ta kenë për qëllim promovimin dhe ruajtjen e vlerave fetare kombëtare dhe kulturore. Sipas Lutfiut edhe në vitin 2016 do të mundohen që të bëjë përpjekje për të organizuar aktivitete të shumta por gjithçka mvaret nga mjetet finansiare. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button