Dështon zbukurimi i qytetit të Preshevës për festat e fundvitit
Festat e fund vitit erdhën, por qyteti është në mjerim të thellë!
Kjo për shkak se Komuna e Preshevës nuk “ishte e njoftuar nga askush” se viti i ri po vjen.
Qyteti është lënë në errësirë nga komuna, pa dekorimin festiv dhe aktivitete rinore.
Presheva meriton që së paku të kishte një ambient festiv në sheshin e vogël, të paktën një pemë të dekoruar në qendër ku fëmijët të gëzoheshin dhe të festojnë.
Çka fshihet pas kësaj?! …. Dembelia, neglizhenca apo paaftësia!
Qytetar të nderuar mendoj që ka ardhur koha e reagimit tonë, ne duhet të reagojmë sepse na duhen shërbime më të mira, festa me dinjitoze dhe krenari më e lartë se e meritojmë, jemi pjese e Preshevës së bukurë e natyrale.
Krejt në fund, ndoshta ky është edhe fillimi i fundit të ‘festave” për zyrtaret e komunës dhe një dëshmi shtesë për qytetarët se Komuna është duke u qeverisur nga njerëz të cilët janë lodhur nga detyrat publike. © Redaksia e Presheva.AL alias Kjo eshte Presheva Jone!