11 vjeçarja shqiptare Dioniza Abdulahi është favorite për the Voice Kids në Belgjikë. Ajo ka lindur në Bruksel ku edhe jeton mirëpo krahas gjuhës shqipe flet gjuhën angleze, frënge e holandeze. Këtë e tregon babai i saj Edvik Abdullahi për Revistën Porta. “Dioniza ka disa vite që këndon dhe është anëtare e Akademisë së muzikës” tregon me krenari babai i saj. Vajza befasoj jurinë çysh në paraqiten e parë me zërin e saj dhe po konsiderohet si kandidate favorite për fitore. Edvin Abdulahi që është kampion bote dhe kryetar i federatës World Karate Federation & World Profi në Belgjikë, thotë që së bashku me vajzën po i realizojnë ëndërrat e tyre.
“Ajo është një vajzë shumë e mbarë, i mahnit të gjithë me karakterin e saj; pa stres dhe fantastike. E përkrahim të gjithë posaqërisht e ëma Ndalime Sadiku, dhe jemi tepër të lumtur me të, ajo është një vajzë e ëndrrave tona; edhe në shkollë e sporte është tepër e veçantë” thotë Abdulahi. Dioniza do të vazhdoj me muzikën edhe pas përfundimit të kësaj sfide. Ajo shpreson të shkoj hapave të idhujve të saj që janë: Rita Ora, Beyonce dhe Rihanna. Si shumica e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë edhe ajo qëndron e lidhur me vendlindjen e prindërve të saj që është Tërnoci i Madh, ku i kalon çdo vit nga 5 javë.