Fillojnë dorëheqjet e para në degën e PVD-së në Preshevë, kritika edhe ndaj kundër kandidatëve (video)
Sekretari i posazgjedhur i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Sabri Memeti ka paraqitur dorëheqjen e tij si anëtar dhe sekretar brenda kësaj partie.
Këto deklarime ai i ka bërë në një emision televiziv në RTV “Aldi” në Preshevë ndërsa ka folur edhe për shumë çështje brenda partisë që ka vepruar për 25 vite rresht.
Ai ka folur për procesin e zgjedhjeve brenda kësaj dege që janë mbajtur të dielën më 20 dhjetor i cili ka shpresuar se do të ketë një frymë të re mirëpo një gjë e til nuk ndodhi.
“Deri 1 ditë para mbajtjes së kuvendit të zgjedhorë unë kam vlerësuar se do të jenë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Unë gjatë shpalosjes së programit tim përmes televizionit kam thënë se zgjedhjet do të jen të lira dhe demokratike”, deklaroi mes tjerash Memeti, transmeton Titulli.com.
Ai duke folur për programet e kandidatëve për kryetar të degës së PVD-së, Memeti është shprehur edhe për kundërkandidatin e tij, Xhelal Mehmeti se nuk ka pas program politik.
“Unë e falënderoj shumë që për 25 vite si themelues dhe mbështetës i fuqishëm nuk e dijë a e kam meritu një poshtërim në përfundim të karrierës sime. Besoj se nuk e kam merituar në këtë formë dhë mënyrë dhe mbetet në ndërgjegjen e kryetarit dhe anëtarëve të partisë”, tha Memeti.
Sipas tij procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik dhe ai ka paraqitë kërkesën për dorëheqje si anëtarë dhe sekretarë i degës së PVD-së në Preshevë.
“Unë kam dorëzua menjëherë pas zgjedhjeve dorëheqjen të parevokueshme përshkak se kam vlerësua se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara”, deklaroi i dorëhequri nga PVD- Sabri Memeti.
Tani e tutje ai do të veproj edhe si këshilltarë i pavarur në kuvendin komunal të Preshevës që deri më tani ka qenë pjesë e grupit të Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/