Lajme

I riu nga Tërnoci me shitjen e ëmbëlsirave synon sigurimin e studimeve në Gjermani

Se dëshira për dije nuk njehë kufi dhe se paraqet sfida të natyrave të ndryshme të cilat duhet tejkaluar me ide por edhe me mund të madh, më së miri e dëshmon rasti i një të riu nga Tërnoci.

Endrit Murati nga ky vendbanim ka menduar një metodë të sofistikuar për të siguruar mjete për studime të cilat pretendon t’i kryejë në Gjermani.

I përballur me kushte jo aq të mira ekonomike, Endriti me familjen e tij ka nisur të përgatisë ëmbëlsira e që do t’i eksponojë për shitje në fillim të javës së ardhshme.

Konkretisht, të hënën më 28 dhe të martën më 29 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00 Endriti do të bëjë shitjen e produkteve me shije të ëmbël me qëllim të nevojave të lartpërmendura.

Kur kihet parasysh se jemi në prag të festave të fundvitit dhe se ëmbëlsirat janë pjesë e tryezave tona atëherë blerja tek Endrit Murati paraqet një vepër sa solidare po aq edhe fisnike.

Andaj, me një veprim të tillë, qytetarët kryejnë dy gjëra mjaft domethënëse. Jo vetëm që sigurojnë ëmbëlsirat për nevojat e amvisërive shtëpiake por njëkohësisht dëshmojnë se mbështesin ata që hidhen pas nxënies së dijes.

Ta mbështesim Endritin ngase kështu ndihmojnë edhe arsimimin që e kemi mëse të domosdoshëm!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button