Në fushën e sporteve në Tërrnavë më parë mungonin gjërat elementare për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Stadiumi nuk kishte as rrethojë, ku për pasojë ka ardh deri tek dëmtimi i terenit. Megjithatë sot këtë teren sportiv do ta kenë lakmi të gjithë pasi OJQ Inep nga Presheva ka bërë renovimin e fushës.
Aksionit të aktivistëve të INEP-it iu ka bashkangjitur edhe kryetari i bashkësisë lokale Rabit Rexhepi dhe shumë të rinjë nga fshati Tërrnavë.
Përfaqësuesi i OJQ-së INEP Burim Bilalli ka thënë se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë fshat ndërsa projekti është përkrahur nga fondacioni Trag.