Klubi futbollistik “Lugina“ garon në Ligën Rajonale të Pçinjës
“Klubi futbollistik “Lugina” nga fshati Geraj, komuna e Preshevës u themelua një vit më parë dhe duke treguar rezultate të lakmueshme lojtarët e udhëheqësia e saj, arriti të garoj në Ligën Rajonale të Pçinjës”, tha për Titulli.com nënkryetari i këtij klubi, Agim Saqipi.
Sipas tij klubi në përbërje të vet ka lojtarë të moshave të ndryshme të cilët janë aktiv në stërvitje dhe lojërave të parapara.
Më tej ai shtoi se udhëheqësia e klubit është në përbërje të Nagip Jakupi kryetar, Agim Saqipi, nënkryetar, Buletin Saqipi sekretar dhe Arif Ibishi trajner.
“Ne si udhëheqësi së bashku me lojtarët kemi arritur suksese në Ligën Rajonale të Pçinjës dhe pasi që nuk kemi stadium ne si vendës luajmë në stadiumin e Levosojes, dhe për momentin jemi në vendin e katërt”, tha mes tjerash Saqipi.
Duke folur për numrin e lojtarëve ai është shprehur se skuadra gjithsejtë numëron afër 80 lojtarë dhe atë ekipi i parë 44 lojtarë (të rriturit) dhe mosha nga viti (1999-2005) mbi 35 fëmijë.
“ Ne kemi marrë pjesë edhe në turneun e futbollit “Arbër Xhaferi” në Tetovë dhe kemi zënë vendin e tretë. Synojmë në të ardhmen që të kemi edhe më shumë suksese”, deklaroi Saqipi.
Lidhur me mbështetjen financiare për funksionimi, klubit përkrahet kryesisht nga donatorë lokal por jo edhe edhe nga buxheti komunal i Preshevës.
“Nga komuna nuk kemi pasur përkrahje materiale për vitin 2015, për të ardhmen presim por kemi ndihma nga donatorët të cilët i falënderojmë përzemërsisht”, është shprehur nënkryetari i Klubit futbollistik “ Lugina”, Agim Saqipi.