Lajme

Ku mbeti reciprociteti?! Kosova lejon përdorimin e teksteve të Serbisë!

Mbi 100 mijë tekste shkollore, të cilat Qeveria e Kosovës përmes kanaleve zyrtare është duke tentuar t`i dërgojë në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës edhe më tutje do të mbesin të bllokuara në doganë.
Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka përsëritur se nuk mund të lejojnë përdorimin e teksteve shkollore ku Kosova figuron si shtet i pavarur.
Derisa Beogradi ka marrë këso masash, në Kosovë komuniteti serb vazhdon të shërbehet me tekste shkollore, në të cilat Kosova figuron si “krahinë e Serbisë”.
Krejt çfarë është duke bërë Kosova, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, është moslejimi i hyrjes së teksteve serbe në Kosovë derisa të pranojnë tekstet shqipe. E për këtë, ata thonë se kanë marrë premtime gjatë bisedimeve në Bruksel se do t`i lejojnë.
Megjithatë, kjo duket larg realizimit sipas deklarimit të Daçiqit. Në shkollat më mësim në gjuhën serbe në Kosovë, që nga paslufta punohet me planprograme dhe me tekste të Serbisë.
Në MASHT, e kanë konfirmuar edhe më parë se ato tekste shkollore përmbajnë edhe elemente që cenojnë rendin kushtetues të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button