Murati kërkon ndihmë për studime në Gjermani, fton institucionet dhe organizatat lokale për përkrahje
Në sheshin kryesorë të qytetit të Bujanocit, Endrit Murati nga Tërnoci i shoqëruar më shokë të shkollës kishte ekspozuar disa ëmbëlsira për ti shitur qytetarëve.
Ai i përballur me kushte jo aq të mira ekonomike përmes këtij aksioni dëshiron që të grumbulloj para për të filluar studimet në Gjermani.
Gjatë një bisede për Titulli.com Endrit tha se aksioni i ndërmarrë është i vështirë sepse kërkohen mjete më të mëdha mirëpo nga dëshira e madhe unë fillova së bashku me shok.
“Unë kam dëshirë të studiojë mirëpo kushtet nuk ma mundësojnë një gjë të tillë andaj lus të gjithë ata që kanë mundësi të më ndihmojnë në realizimin e kësaj ëndrre”, theksoi Murati për Titulli.com.
Endrit Murati gjithashtu fton edhe organizatat humanitare e institucionet lokale që veprojnë në Luginë për ta ndihmuar sipas mundësisë që kanë në realizmin e qëllimit të tij për të filluar studimet në Gjermani.
Maturanti Murati gjatë shitjen e ëmbëlsirave do të vazhdojë ta bëjë edhe ditën e nesërme në Bujanoc andaj ai mbetet me shpresë se kërkesa e tij do të has në mirëkuptim tek dorëdhënësit që nuk kanë munguar asnjëherë në këtë rajon për aksione humanitare.
Duke mbështetur Endritin dhe të tjerë ndihmojnë edhe arsimimin në Luginë që e kemi mëse të domosdoshëm!.