Në prezencë të bashkatdhetarëve, pushteti lokal mbushë gropat në rrugët e qytetit (Foto)
Sezoni 9 mujor i ndërtimit nuk po i mjafton pushtetit lokal pranë komunës së Preshevës për të realizuar punimet në mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.
Gjatë këtij sezoni mund të gjendet hapësirë kohore e përshtatshme për mirëmbajtjen e rrugëve lokale apo edhe hapësirave tjera publike, për të evituar ngulfatjet e mundshme në trafikun e rënduar të rrugëve të Preshevës.
Edhe pse nuk ka dëshmuar fare kujdes ndaj qytetarëve të saj të cilët (mbi)jetojnë në Preshevë, kësaj radhe nuk kursehen as bashkatdhetarët, të cilët edhe pse i kanë ditët e numëruara për të qëndruar në vendlindjet e tyre, pushteti lokal ME apo PA qëllim po u merr kohë dhe po u shkakton stress, për të pritur në radhë nëpër rrugët e qytetit për shkak të mbushjes së gropave me asfalt.
Siç mund të shihet nga fotografitë, komuna mbulon disa nga gropat ne rrugën e Karposhit (Miratocës), të janë hapur që në ditën e parë të Kurban Bajramit (24.09.2015), për të cilat disa herë me radhë kemi apeluar përmes portalit tonë që të intervenohet në këtë pjesë të rrugës.
Gjatë pushimeve verore komuna e Preshevës gjithashtu kishte hapur punishte në rrugë e rrugica të qytetit në shtruarjen me pllaka bekaton të trotuareve apo sokaqeve, për të dëshmuar tek bashkatdhetarët tanë që pushteti aktual është duke punuar shumë për qytetarët e saj.
Vlerësojeni vetë…