Lajme

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia konfiskon 152 mijë euro qytetarit nga Presheva

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Maqedonia u ndalua automjeti i llojit Mercedes E220 me targa serbe, i drejtuar nga shtetas i Serbisë nga Presheva.

Më 16 dhjetor të vitit 2015, doganierët e Sektorit të punëve operacionale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve me targa serbe në një bunker të bërë special zbuluan 152 mijë e 395 euro, bënë të ditur nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë.

“Ditën, rreth orës 20:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë u ndalua automjeti i llojit Mercedes E220 me targa serbe, i drejtuar nga shtetas i Serbisë nga Presheva. Gjatë kontrollit detajor të automjetit të pasagjerëve në pjesën e poshtme prapa targave të regjistrimit, u zbulua një bunker i bërë special nga i cili u nxorrën 152 mijë e 395 euro”, shkruan në njoftimin në veb faqen e Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.

Sipas kumtesës, “në përputhje me Ligjin për shkëmbim të jashtëm, personit i janë kthyer 10 mijë euro, shumë të cilën një jo-rezident mund lirisht ta nxjerrë jashtë vendit pa i paraqitur, ndërsa 142 mijë e 395 euro të mbetura janë konfiskuar përkohësisht dhe janë depozituara në Thesarin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë” dhe se kundër personit do të merren masat e duhura.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button