Nepotizëm brenda PVD-së, bëhen dallime mes katundarëve dhe sheherlive
Gjatë kuvendit zgjedhor të Partis për veprim demokratik i cili u mbajt në kuvendin komunal të Preshevës, për zgjedhjen e kryetarit të ri të PVD-së dega në Preshevë.
Të pranishëm ishin 90 delegatë, dhe në kandidatur ishi 3 delegatë: Sabri Mehmeti, Xhelal Memeti dhe Ardita sinani, ku kjo e fundit nuk ishte paraparë që të kandidoj për këtë post, tek mbrëmë u bë publike emërimi i saj si kandidate e degës në Preshevë.
Siç mëson Presheva.AL edhe pse u zgjodh nënkryetar i degës Xhelal Memeti u nda i pakënaqur nga ky vendim, poashtu edhe disa delegat të nëndegëve të fshatrave Bukuroc, Miratoc, Norçë, Tërrnavë dhe Rahovicë u revoltuan nga ky vendim ku sipas tyre janë bërë ndarësi në votim në mes katundarëve dhe sheherlive.
Vallë ky vendim do ta çoj këtë parti drejt shkatërrimit apo nga këta të pakënaqurit do të dal edhe ndonjë parti e rë që më së paku tani i nevoitet Preshevës.
Nëpër rrjetin social Facebook simpatizantët e Xhelal Memetit kanë filluar të shprehin dhe publikisht këtë revoltë kundër Riza Halimit dhe Nadër Sadikut, duke i etiketuar si Halimovic dhe Sadikovic. Presheva.AL