Osmani viziton Preshevën e Bujanocin, diskuton çështje të rëndësishme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka qenë në vizitë zyrtare në Preshevë dhe Bujanoc.
Ajo diskutoi tema shumë të rëndësishme të tilla si shkelja e te drejtave themelore te shqiptareve ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, përfshirë te drejtën ne arsim; bllokimin nga ana serbe te teksteve shkollore nga Kosova e shumë të tjera, raporton Presheva.AL
Ky është shkrimi i plotë i saj në Facebook:
VIZITE ZYRTARE NE PRESHEVE DHE BUJANOC
Sot gjate vizites zyrtare ne Presheve dhe Bujanoc, takova kryetaret e ketyre dy komunave, z.Ragmi Mustafa dhe z.Nagip Arifi, me kryetarin e Keshillit Nacional .Jonuz Musliu, me perfaqesueset e PVD-se ne krye me znj.Ardita Sinani, si dhe me grate asambleiste te Komunes se Presheves.
Nder temat qe u diskutuan ishin: shkelja e te drejtave themelore te shqiptareve ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, perfshire te drejten ne arsim; bllokimin nga ana serbe te teksteve shkollore nga Kosova; reciprocitetin e te drejtave per te cilen duhet te kembengule Qeveria e Kosoves, adresimin e shkeljeve te te drejtave te shqiptareve ne gjykaten e Strasburgut; Fondin Zhvillimor per Presheve, Bujanoc e Medvegje, dhe shume ceshtje te tjera me te cilat Qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise duhet te merren me aktivisht.