Lajme
Papunësia, problemi më i madh i Preshevës!
Komuna e Preshevës, e cila muajt e fundit përmendet më së shumti në medie është për shkak numrit të madh të refugjatëve që vijnë nga lindja e afërt, e cila si komunë ka vet probleme me shpërnguljen e të rinjëve për shkak të mungesës së vendeve të reja të punës dhe papunësisë së madhe.
Komuna e Preshevës është njëra ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi me një papunësi të madhe deri në 80%.
Papunësia, përveç që shkakton probleme sociale, ajo shkakton edhe një numri të madh të të rinjve që po ikin drejt Europës.
Edhe të rinjët e Preshevës si problem më të madh e shohin papunësinë dhe pa perspektivën e këtij qyteti në jug të Serbisë, në koridorin 10 dhe në kufi me Maqedoninë dhe Kosovën.