Partitë e vjetra mbesin edhe pa një bastion – Rainca fuqishëm përkrah Alternativën
Alternativa e tejkalon principin e një partie, ajo tanimë paraqet një vizion dhe shpresën e vërtetë për ndryshim dhe për përmirsim të gjendjes. Themelimi i nëndegëve dhe përfshirja masovike e gjithe qytetarëve në ndërtim të këtyre strukturave është një tregues se popullata tanimë është e tejlodhur nga politika e deritanishme.
Vizioni dhe planet të cilat po shpalosen para të pranishmëve po pranohen si menyra e vetme për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.
Sonte Rainca i dha fund përkrahjes së politikës së vjetër, sonte Rainca iu bashkua karavanit të ndryshimit duke e përkrahur fuqishëm Alternativën.
Kryesia e nëndegës, përshkak të masovitetit të të pranishmëve, është e një përbërje më të gjërë prej 27 anëtarëve të kryesisë. Me shumicë votash dhe me një përkrahje madhështore për kryetar të nëndegës u zgjodh Almin Shaqiri, për sekretare u zgjodh Ajshe Sulejmani dhe për nënkryetar Jonus Mustafa.