Lajme
Polici godet refugjatin në Preshevë

Në qendrën për pranimin e refugjatëve në Preshevë ka ndodhur një incident ku një zyrtar i Policisë ka goditur një refugjat, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
MPB e Serbisë dënon sjelljet e tilla të policëve duke shtuar se do të hetojë të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe në bazë të rezultateve të hetimit do të marrë masat përgjegjëse ligjore, thuhet në deklaratë të MPB-së.