Lajme

Presheva ndihmon, Vranja përfiton!

Zyra e fondit popullor pranë kombeve të Bashkuara ka dhuruar qendrës shëndetsore në Vranjë ambulancë mobile për kontrollime gjinekologjike, aparat për ultrazë dhe tavolinë medicinale – duke përkrahë Serbinë që në mënyrë më të mirë ti përgjigjet kërkesave të emigrantëve dhe refugjatëve që kalojnë nëpër Serbi. Vlera e aparaturës medicinale është rreth 60.000 dollarë.

“Kjo ka qenë mëse e nevojshme. Si qendër shëndetsore, prioritet ka qenë pajisja me aparat ultra zë, që kemi pasë 22 vjetë të vjetër” ka thënë për mediet serbe dr Nenad Mlladenoviq, drejtues i shtëpisë së shëndetit në Vranjë.

Donacioni është si rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe kontinual me ministrinë e shëndetësisë me vlerë prej 60.000 dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button