Lajme

Pse nuk e përkrahte UÇPMB-ja Riza Halimin si Rugovën UÇK-ja? (Video)

Deputeti gjithëpopullor dhe kryetari i PVD-së në Preshevë, Riza Halimi në një intervistë dhënë për emisionin “Pa Fund” në Radio Televizionin Publik të Kosovës, duke folur për mos mbështetjen dhe mospërkrahjen e UÇPMB-së ndaj tij dhe partisë, ka thënë se ka pasur gjithmonë kritika dhe tendenca të herëpashershme për ta degraduar një parti që atëherë ka qenë më e madhe.

Ai ka shtuar po ashtu se ata vazhdimisht kanë pasur kritika se gjoja disa gjëra nuk janë në përputhje me interesa të disa anëtarëve të tyre.

Kjo, pasi që ka pasur struktura nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, e që ka qenë e vështirë të unifikohej.

Ndërkaq, në pyetjen drejtuar Halimit se nëse kishte rënë mosbesimi ndaj partisë së tyre, ai ka deklaruar se në të vetmen kohë kur ka pasur veprim integrues ka qenë koha kur ka funksionuar Këshilli Koordinues i Partive Politike në ish-Jugosllavi, i themeluar në gusht të vitit 1991.

“Vetëm në atë kohë kemi pasë një ndihmë të padiskutueshme. Mjerisht, ende nuk e kemi një veprim integrues të interesimit për shqiptarët edhe në Luginë të Preshevës , në Mal të Zi dhe Maqedoni.”, ka thënë ai gjatë kësaj interviste.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button