Qytetarët e Kosovës nuk mund të kalojnë me letërnjoftime të Serbisë?
Kufiri i Kosovës nga mbrëmë ka marrë urdhër sipas të cilës i ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë personave që kanë letërnjoftime të Serbisë dhe jetojnë në Kosovë, shkruajnë mediet serbe, ndërsa drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se ekzistojnë spekulime rreth kësaj andaj edhe po përcillet me vëmendje situata në vendkalimet kufitare.
Siç shkruan Tanjug, në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Brnjak në veri të Kosovës ky urdhër ende nuk ka hyrë në fuqi.
Sipas kësaj urdhërese, e cila ende nuk është miratur për veri të Kosovës, personave me letërnjoftime të Serbisë dhe vendqëndrim në Kosovë duhet të vazhdoj ligji kosovar për të huajt.
“Eshtë e vërtetë se janë paraqitur spekulime për ndryshime në regjimin e vendkalimeve kufitare të integruara.
Po përcillet situata me kujdes dhe do të reagojmë në vartësi nga zhvillimet gjatë ditës. Besoni se nëse vjen deri tek ndonjë ndryshim që nuk është në përputhje me marrëveshjen e Serbisë dhe ne do të reagojmë në interes të qytetarëve tanë” ka thënë Gjuriq për RTS.